BLUETOOTH

“Prestige Resort” pret turistët e parë, ja kush janë dy vajzat me famë botërore që e zgjodhën për relaks

13:30 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e famshme spanjolle dhe moderatorja seksi afrikane, bukuroshet që do pushojnë në resortin e famshëm shqiptar




 Një bionde sensuale dhe një brune seksi kanë bërë përshtypje me pamjen dhe prezencën e tyre, pasi kanë vendosur të akomodohen për të pushuar në resortin “Prestige” tek Mali i Robit. Fjala është për dy vajza të famshme në botë, missin dhe modelen bionde Natalia Bush si dhe prezantuesen televizive nga Afrika e Jugut, Bonang Matheba. Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën pasi secila ka famën e saj, por në këtë rast i ka lidhur zgjedhja e njëjtë për të pushuar pranë detit duke prenotuar dhomat e tyre në “Presige Resort”. Të dy vajzat e njohura kanë bërë shumë foto në ambientet e resortit, për të ruajtur si kujtime mbresat e veçanta nga gjithçka që shijuan duke filluar nga ambienti luksoz, shërbimi perfekt, kuzhina e shijshme dhe e larmishme dhe njerëzit që takuan.

“Bluetooth” ju sjell fotot e vajzave VIP që vijnë të pushojnë në Shqipëri. 35-vjeçarja Natalia Bush bën përshtypje me linjat e saj si në vitin 2005, kur u shpall “Miss Tenerife”. Ajo aktualisht punon si modele, showgirl e aktore dhe jeton në Itali, prej gati 15 vitesh. Në fund të 2007-ës ajo pozoi për kalendarin nudo të revistës spanjolle “Interviú”, ndërkohë që është e gjatë lista e projekteve televizive ku ajo ka qenë protagoniste kryesore. Natali ka një pamje fizike që të lë pa fjalë, vërtet sensuale. Ndërsa 31-vjeçarja afrikane Bonang Matheba, e njohur si Queen B’, ka një karrierë të pasur si: prezantuese radio e televizioni, aktore, producente, businesswoman e filantrope që nga viti 2007. Ajo njihet si një nga afrikanet e para me ngjyrë që ka pushtuar kopertinat e revistave të njohura. Kujtojmë që “Prestige” është shndërruar në resortin e preferuar për të famshmit e botës, të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Edhe vjet, sapo u hap sezoni i verës, në Resort u shfaqën fytyra të njohura të showbizit në botë. Misse, aktore, këngëtare, balerina, prezantuese, blogere, koreografë etj, kjo është lista e gjatë e personazheve të njohur që zgjidhën “Prestige Resort” edhe pse shumica  prej tyre nuk kishin qenë asnjëherë në Shqipëri dhe vendin tonë e njohën nëpërmjet një investimi privat gjigand me parametra perëndimorë në çdo aspekt siç është “Prestige Resort”. Menaxherët e kompleksit rrëfejnë se edhe këtë herë ka patur shumë kërkesa për të pushuar aty dhe ne do kemi rastin të shohim me siguri fytyra të famshme në vendet e tyre, të cilët vijnë të eksplorojnë një destinacion të ri, siç është “Prestige Resort”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.