BLUETOOTH

Rikthehet Marina Fara: E vërteta e shtatzënisë

19:30 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfehet vajza e këngëtares Eli Fara: Ja motivi më i shtrenjtë i jetës sime




“Kam bërë shumë sakrifica për dashurinë”

Shumë prej jush e mbajnë mend si vajzën e këngëtares së njohur të këngës së lehtë dhe popullore, Eli Fara. E diplomuar për avokati, Marina Fara parapëlqen edhe fotografinë dhe modelingun. Para disa kohësh u përfol nëpër media për një shtatzëni të mundshme të Marinës si dhe për faktin se shumë shpejt do të bëhej nënë. Por pas këtyre lajmeve vetë Marina zgjodhi ‘të zhdukej’ nga rrjetet sociale duke u rikthyer sërish tani. Por çka ndodhur me të ndërkohë? Pse ajo zgjodhi të heshtë pas lajmeve që do të behej nënë? Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Marina ka rrëfyer të gjitha të vërtetat për herë të parë.

“Besoj se të gjithë sakrifikojnë në momentet kur janë të dashuruar. Nuk mund ta përcaktoj deri ku mund të arrij, por sakrifica kam bërë”,-ka thënë Marina.

Këto e shumë detaje të tjera në intervistën e mëposhtme:

Prej shumë kohësh jeni shkëputur nga rrjetet sociale dhe vëmendja e medias. Me çfarë është marrë deri tani Marina?

Mendoj që ka momente që çdo njeri ka nevojë për qetësi dhe privatësi dhe aq më tepër kur çdo ditë e më tepër shumë media e portale më shumë dezinformojnë sesa informojnë. Gjithë këto kohë jam përqendruar te projektet e reja që kam, si dhe rimbushjen e vetes me energji të reja.

Keni nisur para disa kohësh një projekt fotoshooting dhe modelingu. A keni në plan të bëni një të dytë?

Fotoshooting është dhe do të ngelet një nga pasionet e mia më të dashura. Po angazhohem me më shumë se një projekt. Gjithashtu, edhe në fushën e modelingut. Ëndrrat tashmë janë jashtë sirtarit, por koha do ta tregojë.

U përfol nëpër media më parë për një shtatzëni të mundshme tuajën. Si qëndron e vërteta?

Ishte një fotoshop dhe e kam thënë disa herë. Aspak lajm i vërtetë. Nuk më ka pëlqyer kurrë politika, por një shprehje e kryeministrit tonë aktual m’u ngulit në kokë “kazani ka bërë punën e vet”.

marina 8 marina 13 marina 7 marina 14 marina 11 marina 10 marina 4
<
>

Marina është e dashuruar, single, apo në kërkim të dashurisë?

Ndihem e lumtur nga njerëzit që kam pranë. Është një fazë e jetës që po e shijoj dhe më ka bërë të ndihem mirë.

Vijoni me profesionin e avokates apo keni dëshirë të ndërmerrni diçka të re në jetën tuaj si profesion?

Profesionin e avokates nuk e kam praktikuar shumë, sepse kam qenë e angazhuar me projekte të tjera. Por kurrë nuk duhet thënë kurrë.

Si një vajzë tepër tërheqëse, me siguri që mund të keni shumë propozime apo edhe ngacmime në vendet që frekuentoni. A ju bezdisin? Si reagoni?

Momente sikleti një femër ka gjithmonë në jetën e saj nga ngacmimet e meshkujve. Ky besoj se është problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën. Mundohem t’i anashkaloj me qetësi dhe mirësjellje.

marina 5 marina 9 marina 6 marina 12
<
>

Për çfarë mërzitet më tepër tek ju mami juaj, Eli Fara?

Mami im është gjëja më e shtrenjtë që kam në botë! Nuk e di në mund t’ia shpërblej dot ndonjëherë atë çfarë ka bërë për mua. Ajo si çdo nënë kërkon më të mirën për mua. Është lumturia më e madhe e jetës sime.

Cila është sakrifica më e madhe që do bënit për dashurinë?

Besoj se të gjithë sakrifikojnë në momentet kur janë të dashuruar. Nuk mund ta përcaktoj deri ku mund të arrij, por sakrifica kam bërë!

Personi juaj ideal për të ndërtuar një të ardhme duhet të ketë 3 elemente kryesore që janë…

Personi im ideal që mendoj për të ndërtuar një të ardhme mendoj se nuk mund ta përcaktoja dot vetëm me tre elemente! Mendoj që sinqeriteti, dialogu dhe besimi te njëri-tjetri është çelësi i një marrëdhënie të shëndoshë.

Çfarë do të donit të ndryshonit te vetja juaj?

Përmirësimin e kërkoj çdo ditë e më shumë në jetë. Ky është çelësi i jetës besoj, të përmirësohemi çdo ditë të jetës sonë.

Cili është motivi apo shprehja që ju motivon më tepër?

Motive kam shumë që më frymëzojnë. Kryesorja është gjithmonë mamaja ime që ka qenë gjithë jetën burim motivimi. Shprehja që më motivon më shumë është “nesër është një ditë e re”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.