BLUETOOTH

Ruçin sikurse nuk e keni parë kurrë. Topalli gjithmonë kundër

18:00 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ruçin sikurse nuk e keni parë kurrë
Gjithmonë të jepet përshtypja se Gramoz Ruçi është dora e fortë e Partisë Socialiste. Njeriu me të cilin nuk bëhet shpeshherë shaka, njeriu që bën vetëm punë organizative dhe mban të fortë strukturat e rretheve. Por sikurse e shohim qartë nga kjo foto, duket se Gramoz Ruçi, ka dhe pikat e veta të dobëta. Të jenë këto femrat? Kjo mund të jetë një ndër fotot e rralla që Gramoz Ruçi i ka hedhur dorën një femre në qafë, duke e kapur fort atë. Por jo vetëm kaq, diç i thotë dhe me një buzëqeshje shoqëron dhe përqafimin. Ne tentuam të pyesim zotin Ruçi për këtë fotografi, por vetë ai nuk na dha sqarime, duke e konsideruar si montazh. Sikurse është kryefjala e gjithë këtyre ditëve. Por ne i garantojmë lexuesit e Bluetooth, se kjo është një foto origjinale, shkrepur në pushimin e asamblesë së PS.

Topalli gjithmonë kunder
Edhe pse mund të duket e lumtur, Jozefina Topalli, ashtu sikurse na paraqitet në këtë foto, është gjithmonë kundër. Dhe zonja e parë e kuvendit, qesh edhe për faktin se është kundër. Por ç’të ketë ndodhur vallë? Të jetë kundër ndryshimeve më të fundit në qeveri, apo të jetë kundër mënyrës sesi kryeministri është duke zgjidhur punët e fundit? Megjithatë, duket se nuk e kanë mërzitur aspak këto zhvillime në radhët e demokratëve. Zonja e parë e kuvendit, shfaqet si gjithmonë në formë. Të shohim se cili do të jetë impakti gjatë javës së ardhshme në kuvend, ku pritet të miratojë edhe ndryshimet e reja të qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.