Show-Bizz

Tahiri patriot, i vë djalit emrin e malit në Tepelenë

12:17 - 20.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjedhja e emrit për një vogëlush të porsalindur është nga vendimet e para të rëndësishme që prindërit marrin për fëmijën e tyre. Ndonjëherë emri bëhet udhërrëfyes i karakterit të vogëlushëve, ndaj dhe gjithnjë e më tepër prindërit shqiptarë po rikthehen tek emrat me  kuptim për gjuhën tonë.




Së fundmi këtë tendencë e ka ndejkeur edhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili u bë baba për herë të dytë. Ka qenë vetë ish-ministri ai që ka postuar një foto me djaloshin e porsalindur. Ai ka vendosur që të birin ta quajë Golik.

Golik është emri i një maje mali në Tepelenë, origjina e vetë ish-ministrit Tahiri. Mesa duket ish-ministri i Brendshëm ka një dashuri mjaft të madhe për vendlindjen e tij dhe këtë e ka pasqyruar edhe tek emri i të birit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.