Intervista

Video/ Vizat me Holandën, Shehu: Si rrufe në një depo karburanti

14:47 - 20.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Vendimi i Parlamentit Holandez për vendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë është një rrufe në një depo karburanti ku kriminaliteti është i koncentruar”.




Kështu shprehet ish-deputeti i PD Tritan Shehu i cili thekson se largimi i qeverisë Rama është zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas tij qeveria holandeze ndodhet në pozitë të vështirë pasi Parlamenti i saj ka folur me 2/3 e votave dhe se kjo shumicë e cilësuar e bën të vështirë frenimin e procesit që ka filluar.

Përkundrejt zërave që anatemojnë PD se synon pengimin e hapjes së negociatave Shehu shprehet se ky hap do ta bënte monitorimin e Shqipërisë nga BE më të fortë.

Shehu e konsideron fantashkencë kërkimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE ndërkohë që flitet për rivendosje vizash për qytetarët shqiptarë. Komentet Shehu i bëri nga studio e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.