KULTURË

Kur besimi mund diktaturën/Si u ruajtën kambanat e Kishës në Pukë

14:56 - 21.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndër Kishat e vjetra të veriut të Shqipërisë endë mbijetojnë gjurmë të ekzistencës së tyre që në lashtësi.Pak kush e di që në Kishën e Shmisë, në fshatin breg të Pukës kambanat janë që prej ndërtimit të parë të Kishës.Tingujt e tyre që ndalën për 40 vite u rikthyen sërish me kthimin e besimit fetar. Ishin vetë besimtarët që u kujdesën t’i varrosnin gjërat e Kishës, të cilat në fillim-vitet e tranzicionit erdhën të ngjashme me vetë historinë e Krishtit të ringjallur pas varrosjes.




Gjergj Thekna, sot 85 vite është ai që ruajti dy kambanat e hershme të Kishës së fshatit Breg.Gjergji tregon se askush nga fshati nuk e dinte se ai kishte fshehur kambanat, madje as një pjesë e familjes së tij, deri kur ai bashkë me të birin vendosën t’i nxirrnin pas rrëzimit të regjimit diktatorial.Historinë e mbijetesës së kambanoreve e përjetojnë me emocion dhe djemtë e Gjergjit. Frroku, një prej bijve të Gjergjit, tregon se si familja e tij refuzuan në vitin ‘92 , 40 milion lekë që ju ofruan në këmbim të kambanve, të cilat kanë pjesë prej ari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.