BLUETOOTH

Kur burrat e PS i fusin krahët njëri-tjetrit. Zogaj duke dalë nga llotosport?

14:45 - 21.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Kur burrat e PS i fusin krahët njëri-tjetrit
Flasim për dy personazhe të rëndësishme të PS: bëhet fjalë për dy deputetët, Arben Malaj dhe Namik Dokle. Dhe janë të dy duke hyrë shumë të gëzuar në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste edhe për lajmin e gëzuar që kanë marrë për largimin e Metës nga kabineti qeveritar. Edhe pse jo të dy kanë qenë të angazhuar në të njëjtën gjatësi vale në zhvillimet që kanë ndodhur brenda të djathtës, Dokle dhe Malaj duken vërtet të lumtur. Të paktën në pjesën e dytë të Asamblesë së PS, do të përfshihen me një tjetër ritëm diskutimesh.

Zogaj duke dalë nga llotosport?
Preç Zogaj duket se nuk është i përkushtuar vetëm te politika. Por, nuk e dimë nëse është pasion apo rastësi që ai ecën pikërisht në një pikë llotosh në qendër të Tiranës. A thua të ketë qenë Preçi brenda kësaj pike duke vendosur ndonjë skedinë, apo kjo ka qenë thjesht një koicidencë në kohën që ne e shohim? Preçin vetë i pyetur për këtë çështje, nuk pranoi të na japë sqarime ne të Bluetooth, por sikurse duket fare qartë, edhe fotoja që po publikojmë flet vetë për të gjithë atë që mund të hamendësohet për vënien e skedinave në këtë kohë të rëndë krize ekonomike në të gjithë vendin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.