Kryesore

26 vite Gazeta Shqiptare/ “Cili është fati i bijve tanë?”, shkrimi i parë

16:56 - 22.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Me një thes me ëndrra dhe me dy ditë bukë me vete, të shtatë të humburit janë nisur drejt detit atë ditë të qetë…”




Kjo është një nga fjalitë e shkrimit kryesor të “Gazetës Shqiptare” me datë 22 prill, 1993. Nuk është një ditë e rastësishme, bëhet fjalë për datën kur u botua numri i parë i kësaj gazete.

Sot kanë kaluar 26 vite që nga publikimi i këtij shkrimi, e gazeta ka ndryshuar shumë. Bashkë me të ka ndryshuar shumë edhe jeta e shqiptarëve, edhe pse ende emigracioni mbetet një nga opsionet më të lakmuara për shqiptarët.

Disa nga titujt e tjerë të gazetës, që asokohe ishte dy gjuhëshe, pasi katër faqe shkruheshin në shqip e katër të tjera në italisht, mund t’i lexoni në vijim:

Një miqësi e re për italianët dhe shqiptarët

Berisha: Vizita e Papës, ngjarje historike

Bllokuar në Vlorë e Durrës, shtatë peshkarexha italiane

Filloi diskutimi mbi ligjin për tokën

Një njeri i mbytur në Përmet, 10.000 lekë për trupin

“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri. E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. Endaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

“Gazeta Shqiptare” shpërndahet në gjithë territorin kombëtar.

Qe nga viti 1993 dhe deri më sot, “Gazeta Shqiptare” është rritur nga dita në ditë, me kontributin e shumë gazetarëve, që e kthyen GSH në një shkollë të madhe, por edhe në një gazetë të lajmit të ndershëm.

Në vitin 1993, Gazeta Shqiptare, rifilloi botimin e saj nga kompania “Edisud s.p.a”. Në vitin 2011, ajo u bë pjesë e “Focus Press” dhe “Focus Group”.

Në fillimet e veta doli vetëm me tetë faqe, katër në shqip e katër në italisht, ku dy faqet kryesore ishin në gjuhën shqipe.

Fillimisht, Gazeta Shqiptare shtypej në Bari dhe vinte në Shqipëri, ku mandej shpërndahej me vështirësitë e para në të gjithë vendin.

Aktualisht, Gazeta Shqiptare, shtypet me ngjyra në Shqipëri, dhe është një e përditshme e pavarur me 24 dhe 28 faqe:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.