BLUETOOTH

Foto/ U gjet Çimka në Kuvend, e ka emrin…Genc Pollo. Ilir Meta s’ka kujt t’i justifikohet

18:00 - 22.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




U gjet Çimka në Kuvend, e ka emrin…Genc Pollo
Përfundimisht kemi një dëshmi të plotë të seancës së të hënës në kuvendin e Shqipërisë. Këtë na e sjell më së miri, ministri i Shtetit, pa ministri, në kabinetin Berisha, Genc Pollo. Ka marrë një telefon të ri “Galaxy” dhe nuk ka lënë pjesë të sherrit të kuvendit, pa e filmuar në celularin e tij. Kjo është një provë e asaj që ka ndodhur në seancën plenare. Deputetët socialistë duhet ta paguajnë shumë ministrin Pollo që të marrin përgjimin e ri që është duke bërë ai dhe ta denoncojnë në prokurori, si pjesë e dhunës verbale të kryeministrit ndaj tyre. Dhe ai ka filmuar nga aq afër, edhe atëherë kur Jozefina kishte dhënë urdhër për të mos filmuar asnjë kamer tjetër në kuvend. U gjet çimka tjetër e parlamentit.

Ilir Meta s’ka kujt t’i justifikohet
I dorëhequr nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të METE, Ilir Meta e ka ndarë mendjen për të bërë luftë parlamentare. Dhe këtë ka vendosur ta bëjë vetëm në kuvend. Sikurse duket qartë nga kjo foto, kreu i LSI me dokumente në dorë ka shkuar afër deputetëve të PS, duke i kërkuar atyre ta dëgjojnë. Por siç duket edhe nga foto që na sjell paparaci ynë, dy deputetët me thinja, Fatmir Xhafa dhe Pandi Majko, nuk duan ta dëgjojnë ish aleatin e tyre. Këtë radhë, sulmi i Metës, drejtohet nga Taulant Balla.

Ky shkrim u botua më 22 Nëntor 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.