Horoskopi

Horoskopi i javës 22-28 prill

13:57 - 22.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindurit nën shenjën e Dashit, planifikoni me kujdes angazhimet tuaja këtë javë dhe kushtojini vëmendje të veçantë atyre që janë të rëndësishme për shtëpinë dhe familjen tuaj. Kjo është një javë e mirë për raste të tilla, kështu që organizoni sa më mirë planet tuaja. Kjo do të jetë një javë e mirë për të ndryshuar shtëpi apo për të kryer aktivitete të tjera të lidhura me pronën. Përkundër këtyre tendencave të favorshme, shmangni pritshmëritë e mëdha për këtë javë, në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Konfliktet këtë javë mund të shkaktojnë reagime të ndryshme negative nga njerëzit e tjerë. Për ju, ata mund të shkaktojnë dhimbje koke, pagjumësi, probleme me tensionin e gjakut, nervozizëm etj. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të ndodhin ngjarje të papritura të lidhura me fëmijën si: shtatzënia, lindja, suksesi në një prezantim ose shfaqje, dhe më shumë. Gjatë javës ju do të keni takime interesante që do t’ju vendosin në kontakt me njerëz të arsimuar ose interesantë. Femrat do të kenë më shumë vështirësi gjatë javës, për shkak të detyrave dhe angazhimeve të papërfunduara që nga fillimi i këtij muaji. Teksa meshkujt nuk duhet të harrojnë kërkesat ose dëshirat e njerëzve në rrethin e tyre të të afërmve.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit, këtë javë do të keni mundësi të krijoni kontakte të reja profesionale ose biznesi. Është e mundur të zhvillohen ose të thellohen marrëdhëniet e tilla dhe të arrihen suksese konkrete falë një partneriteti. Këtë javë, duhet të keni parasysh dëshirën apo idenë tuaj për punë shtesë ose të përkohshme. Gjithashtu, ju do të merrni lajme të gëzueshme si edhe një ftesë që patjetër do t’ju pëlqejë ose do t’ju intrigojë. Nëse udhëtoni këtë javë, ndoshta do të përjetoni një situatë të pakëndshme që lidhet me veprimet ose sjelljen e një personi që do të hasni gjatë këtij udhëtimi. Këto ditë ju do të keni një bisedë të rëndësishme, ose do të merrni një vendim për ndryshimin e shtëpisë, etj. Femrat duhet të presin për zhvillimin natyror të disa ngjarjeve në aspektin personal ose profesional. Teksa meshkujt mund të presin një ndryshim në punën e tyre, që lidhet me orarin, ndryshimet në aktivitet, përgjegjësitë e reja dhe më shumë.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve, këtë javë ju do të habiteni nga ngjarje apo takime me njerëz nga vende të ndryshme të botës. Një bisedë e rëndësishme me një grua, do të vendosë planet tuaja për muajin e ardhshëm. Gjatë këtyre shtatë ditëve, ju do të rifilloni marrëdhëniet tuaja profesionale, të biznesit ose angazhimet. Në përgjithësi, java do të jetë pozitive dhe e suksesshme për ju, veçanërisht nëse nuk u lejoni njerëzve të tjerë që të ndërhyjnë në jetën tuaj kur merrni vendime të rëndësishme. Tani do të jetë e rëndësishme që të ruani pavarësinë dhe personalitetin tuaj. Java do të jetë e favorshme për veprime ligjore, kontaktet me institucionet shtetërore apo financiare. Femrat  do të kenë një javë që do t’u japë mundësi të reja për të realizuar qëllimet dhe planet e tyre të rëndësishme. Teksa meshkujt do të jenë në gjendje të bëjnë një udhëtim të vonuar gjatë ose të rifillojnë kontaktet e tyre miqësore apo marrëdhëniet e rëndësishme.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres, shumë prej jush do të duhet të marrin vendime të vështira ose të rëndësishme për dashurinë e tyre ose jetën familjare. Ngjarjet që po përjetoni kohët e fundit do të kërkojnë disa ndryshime që do të jenë për të mirën tuaj. Gjatë javës do të përjetoni një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një të afërm, i cili nuk jeton në të njëjtin vend me ju. Kjo javë do të jetë e favorshme për të përfunduar angazhimet dhe detyrat që do të kërkojnë kontakt me njerëz nga institucione të ndryshme qeveritare ose private. Gjithashtu kjo do të jetë një javë e mirë për martesë ose për zgjidhjen e dokumenteve që do të jenë të rëndësishme për familjen tuaj. Ju mund t’i përdorni këto shtatë ditë për t’u angazhuar në blerje të kushtueshme për shtëpinë ose biznesin tuaj. Ju do të habiteni nga një dhuratë ose një gjest vëmendje nga dikush me të cilin keni miqësi. Vëmendje më e madhe do të kërkojë marrëdhëniet tuaja financiare me njerëzit me të cilët keni marrëdhënie biznesi, sepse gabimet ose keqkuptimet mund të kryhen lehtësisht. Meshkujt do të jenë në gjendje të arrijnë rezultate të mira dhe të harmonizojnë marrëdhëniet e tyre të rëndësishme. Teksa femrat do të kenë mundësi të reja për realizim, do të jenë në gjendje të krijojnë njohje të reja, dhe më shumë. Këtë javë mund ta provoni fatin tuaj në llotari.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit, këtë javë do të përjetoni një ngjarje të pakëndshme që lidhet me dikë që e njihni. Arsyet për një përvojë të tillë mund të ndryshojnë dhe të shmangin ndonjë supozim paraprak ose parashikime. Në përgjithësi, këtë javë ju do të jeni duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve të ndryshme që do të shqetësojnë më shumë njerëzit e tjerë sesa ju. Kjo do të jetë një javë e mirë për udhëtime, veçanërisht jashtë kufijve të vendit tuaj. Gjithashtu ju do të kënaqeni me lajme që do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e planeve tuaja personale. Disa prej jush do të përjetojnë një krizë dashurie që do t’ju tregojë se ju duhet të ndryshoni diçka në marrëdhënien tuaj nëse doni ta mbani atë. Ky do të jetë qëllimi i këtyre sprovave, dhe nëse do t’i shmangni ato, do të varet tërësisht nga ju. Java raporton ngjarje të ndryshme në familjen tuaj. Gratë mund të mbeten të zhgënjyera nga pritjet për të ardhura shtesë. Teksa java do të jetë interesante për burrat në aspektin e zhvillimit të tyre profesional. Ka një probabilitet të lartë për të gjetur një punë të re, një pozicion të ri ose një detyrë të rëndësishme me të cilën mund të dëshmoni aftësitë tuaja.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, këtë javë jeta juaj e dashurisë do të jetë e paparashikueshme pasi varet nga ngjarje të tjera që lidhen me të afërmit dhe miqtë tuaj. Nëse kohët e fundit keni pasur një ndarje, ju jeni ende duke kërkuar për arsyet e këtij dështimi. Në planin financiar, java sjell një shumëllojshmëri të përvojave. Prisni lajme lidhur me një fëmijë këtë javë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, ruhuni nga manipulimi ose vjedhja. Shumica e të lindurve në këtë shenjë do të kenë ngjërje të rëndësishme në jetë si: fejesa, martesa apo ardhja në jetë e një fëmijë. Femrat do të gëzojnë praninë e njerëzve të veçantë në jetën e tyre, përmes takimeve apo qoftë bisedave përmes telefonit.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores, nëse po planifikoni një udhëtim këto shtatë ditë, kontrolloni gjithçka rreth dokumenteve, bagazheve ose transportit. Mund të ndodh që një problem me to të çojë në një situatë të papritur që do të prishë humorin tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe të biznesit, si edhe në shmangien e angazhimeve joprofesionale ose pasaktësive. Problemet këtë javë do të ndikojnë negativisht në planet dhe veprimet tuaja, prandaj shmangni reagimet emocionale dhe thellimin e tyre. Njerëz të rinj ka gjasa të shfaqen në rrethin tuaj këtë javë – kolegë ose partnerë biznesi. Kushtojini më shumë vëmendje njerëzve që do të kërkojnë ndihmën tuaj. Gjatë javës mbani telefonin tuaj dhe mesazhet larg syve kurioz të personave që keni afër. Është e mundur të prisni një dokument ose informacion të rëndësishëm për ju që do të vonohet për një kohë të pacaktuar. Java do të jetë e favorshme për punë gjyqësore ose juridike të një natyre financiare. Tani mund të nënshkruani një dokument që do të jetë i rëndësishëm për interesat tuaja financiare. Meshkujt do të gëzojnë një ngjarje apo lajme gjatë kësaj jave. Teksa femrat do të përjetojnë ngjarje interesante në jetën e tyre të dashurisë, nëpërmjet të njohurve të rinj dhe më shumë.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit, këtë javë ngjarje të ndryshme që do të përfshijnë njerëz në familjen tuaj do të shkaktojnë biseda telefonike ose takime më të shpeshta. Gjatë javës ngjarjet do të kenë një zhvillim më të mirë pavarësisht nga situata specifike. Ju do të jeni në gjendje të arrini zhvillimin e dëshiruar të planeve tuaja për këtë javë. Në përgjithësi, çdo ngjarje do të ketë një zhvillim interesant. Gjatë javës mund të lind nevoja për udhëtime ose do të përjetoni ngjarje të papritura që lidhen me njerëz nga një qytet/shtet tjetër. Për disa prej jush, është e mundur që një shans i ri të lindë në aspektin personal ose profesional në një farë mënyre të lidhura me udhëtimin. Meshkujt do të jenë të kënaqur për shkak të një ngjarjeje që në disa raste mund të lidhet me miqësinë romantike ose dashurinë. Teksa femrat do të jenë në gjendje të shpresojnë për mundësi të reja financiare. Megjithatë, gjithçka do të varet nga puna dhe aftësitë profesionale.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, këtë javë do të keni bisedime financiare ose veprime që do të përcaktojnë planet tuaja për muajin e ardhshëm. Pavarësisht nga prioritetet tuaja financiare këtë javë, vëmendje do të kërkojnë edhe marrëdhëniet tuaja familjare, ku do të lindë një problem apo situatë, që do të tejkalohet ose zgjidhet brenda periudhës. Nëse jeni të martuar, mos lejoni ballafaqim me bashkëshortin/en tuaj pasi mund të sjellë ndryshime të padëshirueshme në planet tuaja për të cilat tashmë keni bërë përgatitjen e nevojshme. Këtë javë mund të lindin ngjarje interesante rreth një fëmije që është në një fshat apo vend tjetër. Ju gjithashtu mund të keni një rast tjetër për festimin ose mbledhjen që lidhet me një fëmijë. Java do të jetë e favorshme për ata prej jush që do të udhëtojnë për punë, trajtim mjekësor, dhe më shumë. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni shumë më tepër kontakte me miqtë e rinj dhe të vjetër. Ju do të diskutoni ide ose plane të ndryshme me ta. Një miqësi e re ose virtuale do të ndihmojë meshkujt e kësaj shenjë të mësojnë gjëra të reja dhe interesante. Edhe për femrat kjo do të jetë një javë interesante, pasi do të identifikojnë pothuajse të gjitha veprimet dhe vendimet e tyre.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit, këtë javë do të jeni të ngazëllyer për ngjarje të ndryshme ose për përvojat që do të keni me njerëz nga distanca të ndryshme. Është e mundur që ju të udhëtoni me miqtë ose të afërmit tuaj. Gjithashtu është e mundur që udhëtimi të lidhet me një vizitë apo qëndrim afat të shkurtër (për shembull në fundjavë). Java përgjithësisht paraqet ngjarje dhe përvoja pozitive për njerëzit nga qytete ose vende të tjera. Shmangni tensionet në marrëdhënien tuaj. Ju nuk do të fitoni asgjë nga kundërshtimi ose imponimi i vullnetit tuaj. Në këtë javë, merrni kohë për të vlerësuar më mirë disa nga të njohurit tuaj. Jini vendimtar në dëshirën tuaj për t’u ndarë me ata që ndërhyjnë ose ndikojnë negativisht tek ju. Në raste të tjera, bisedoni sinqerisht me ata me të cilët keni disa mosmarrëveshje. Kjo mund të jetë një javë e mirë për zhvillimin e çështjeve të pronës, ndryshimet që lidhen me strehimin ose pronën rurale, dhe më shumë. Suksesi mund të vijë tek ata prej jush që janë të angazhuar në punë apo biznese që kanë lidhje me blerjen ose shitjen. Këtë javë, mund të gjeni kohën për të kontrolluar dhe rregulluar sendet tuaja personale dhe arkivat. Femrat do të përjetojnë një javë dinamike sepse do të kenë kontakt me shumë njerëz të rinj. Teksa meshkujt mund të “divorcohen” me disa miq të vjetër për arsye të ndryshme.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujorit, këtë javë do të keni angazhime familjare ose do të duhet të merrni një vendim për disa prona. Gjatë javës, lajme të pakëndshme ose një situatë do të kërkojë një vendim shumë të shpejtë që do të shkojë kundër vullnetit tuaj. Java do të jetë e pafavorshme për veprimet që lidhen me një institucion gjyqësor ose juridik. Ka të ngjarë që gjatë këtyre ditëve të përfundoni një marrëdhënie ose angazhim për shkak të dëshirës tuaj për të filluar diçka të re. Disa prej jush mund të përfitojnë në një farë mënyre nga qiraja, pensionet, bursat, asistenca sociale, trashëgimia etj. Java do të jetë e dobishme për udhëtime për arsye familjare ose përvoja romantike. Meshkujt mund të mësojnë shumë nga një mik i ri. Teksa, gratë duhet të jenë më të kujdesshme në kontaktet e tyre të reja.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqve, këtë javë ju do të habiteni nga veprimet ose sugjerimet e papritura nga miqtë ose të afërmit. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të krijoni njohje të reja, të cilat do të sjellin emocione ose plane interesante në jetën tuaj. Ju mund të prisni disa ngjarje pozitive që lidhen me njerëzit jashtë rrethit tuaj të të afërmve. Gjatë javës, ju mund të kënaqeni ose befasoheni nga një dokument ose lajm që do merrni në distancë. Kjo javë do të jetë shumë e ngarkuar në punë tuaj dhe rezultatet nuk do t’ju kënaqin. Shumë do të kthehen në një biznes apo punë të së kaluarës së tyre, të cilat tani do të jenë të përditësuara ose të dobishme për ndonjë arsye. Gjatë javës mund të prisni takime dhe ftesa për raste të ndryshme që do t’ju mbledhin me njerëz interesantë. Në dashuri, është i mundshëm një takim me një person nga një qytet/shtet tjetër. Kjo javë, për disa prej jush, sjell një pozicion të ri në vendin e punës, prezantimi me një biznes të ri dhe më shumë. Këtë javë, shumë njerëz mund të udhëtojnë për të marrë një dokument nga një vend tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.