KULTURË

Margariti: Ai udhëtoi nga Koreja e Jugut për t’u shpallur fitues në Shqipëri

20:00 - 22.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Kulmoi mbrëmjen e djeshme Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”. Në 20 vjetorin e themelimit të këtij Festivali Ndërkombëtar në natën e parë dhe finalen e madhe nga Kina, Koreja e Jugut, Turqia, Shqipëria, Greqia, Italia, Franca, Rusia, Ukraina, Spanja konkurruan për katër çmime të mëdha. Përballë jurisë ndërkombëtare konkurrentët interpretuan në garën e arieve dhe në garën e këngës edhe në natën finale. Ovacionet në salle ishin të mëdha dhe publiku duket se i ka përzgjedhur të preferuarit e tij, por juria ndërkombëtare kryesuar nga Nicolas Payne, drejtor i opera Europa vendosi që çmimin e tretë ta ndajë mes shqiptares Nina Muho dhe turkut Faik Mandu.




Çmimi i dyte shkoi për mezzo sopranon turke Ezgy Karakaya dhe çmimi i parë për basin nga Korea e Jugur Dongho Kim. Ndërsa juria më e madhe e festivalit, orkestra e TKOB me çmimin best song vlerësoi tenorin rus, Kirill Matiev. Në natën finale të 20 vjetorit të themelimit të festivalit ndërkombëtar “Marie Kraja” të ftuar specialë ishin Tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozi i violinës me famë ndërkombëtare, Elvin Hoxha: Të ftuar specialë, tenori me famë botërore, drejtor i rrjetit të operave të Turqisë, Murata Karahan dhe me performancën ekskluzive për herë të parë në Shqipëri të violinistit Elvon Hoxha, fitues i kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare. Nata e fundit e Festivalit të 17-të Ndërkombëtar të Këngëtarëve Operistikë “Marie Kraja”, një konkurs ndërkombëtar që bashkon artistë nga vende dhe prejardhje të ndryshme kulturore dhe promovon talente të reja në artet operistike, u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Që nga viti 1999, Festivali “Marie Kraja” është një shembull i shkëlqyeshëm i suksesit të integrimit nëpërmjet kulturës dhe një platformë e mrekullueshme për të treguar vlerat evropiane. Çmimi i dytë i konkursit u dha në emër të BE-së nga Monika Bylaite, zëvendës Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo përgëzoi fituesit dhe themeluesen e festivalit Zana Çela, e cila e filloi atë 20 vjet më parë për të promovuar talentet e reja shqiptare dhe e solli atë në njohjen e sotme ndërkombëtare. “Investimi më i mirë që mund të bëjmë, që #Europa mund të bëjë, për vlerat dhe idealet tona të përbashkëta është mbështetja për të rinjtë dhe mbështetja për artin”, tha Bylaite.

Fituesit

Fitues i çmimit të parë, “Marie Kraja” u shpall bass-i Dongho Kim-Korea e Jugut.
Fituese e çmimit të dytë, u shpall mezzosoprano Ezgi Karakaya-Turqi.
Fitues të çmimit të tretë, u shpallën dy konkurrentë(me pike te barabarta)
Nina Muho-soprano Shqipëri
Faik Mansu-Bariton Turqi.
Fitues i çmimit “Song prize”, çmim i votuar nga Orkestra e Festivalit,( orkestra e TKOB) u shpall Kirill Matiev-Tenor, Rusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.