AKTUALITET

Video/ Aida Shtino “gjendet” në tryezën e koalicionit opozitar

10:12 - 23.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesja e emisionit të dikurshëm “Njerëz të humbur”, Aida Shtino, është larguar prej kohësh nga ekrani. Jo rrallë, mediat e kanë konsideruar “zhdukje” largimin e saj, ndërsa “gjetje” rikthimin e saj në jetën publike.




Këtë herë Aida Shtino është shfaqur në krah të politikanëve opozitarë. Aida Shtino është pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, ndërsa sot ka qenë e pranishme në momentin kur aleatët e Lulzim Bashës firmosën për koalicionin opozitar.

Partia Demokratike firmosi sot një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj. Firmosja e marrëveshjeve do të jetë e veçantë për secilën nga partitë aleate të PD-së.

Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e Vangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti të identifikuar si opozitare

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.