BOTA

“Aleatë të vjetër”, Kim Jong-un dhe Putin do të takohen për herë të parë

10:18 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë konfirmuar se Kim-Jong-un do të udhëtojë  shumë shpejt drejt Rusisë, për takimin e parë me presidentin Vladimir Putin.




Ende nuk është njoftuar zyrtarisht data e takimit, por Kremlini ka thënë se të dy liderët do të takohen “në gjysmën e dytë të muajit prillit”.

Çdo takim midis aleatëve të vjetër do të vijë në një kohë vendimtare për Korenë e Veriut, pas dështimit të bisedimeve me SHBA-në  në muajin shkurt në Hanoi.

Por, të dyja palët do të sjellin agjenda të ndryshme në bisedimet, që pritet të ndodhin në qytetin lindor të Rusisë të Vladivostok.

Bashkimi Sovjetik ishte një aleat i madh i Koresë së Veriut, duke i ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihmë. Gjithashtu, i ofroi Koresë së Veriut njohjen fillestare për armët bërthamore.

Por, pas shpërbërjes së tij, marrëdhënia mes dy vendeve ka pësuar ndryshime. Si fillim ishin ndryshimet ideologjike, por edhe fakti se Koreja e Veriut nuk ishte tërheqëse për Rusinë, pasi nuk ishte në gjendje të paguante çmimet e tregut ndërkombëtar.

Që nga largimi gradual i Rusisë nga Perëndimi, marrëdhënia mes dy vendeve është përmirësuar ndjeshëm.

Të dy vendet ndajnë një kufi të shkurtër jo shumë larg qytetit të rëndësishëm rus të Vladivostok, ku dy liderët priten të takohen.

Sipas ministrisë së jashtme të Rusisë, ka gjithashtu rreth 8,000 punëtorë emigrantë të Koresë së Veriut që punojnë në Rusi, duke dërguar të ardhura jetike në shtëpi.

Takimi i fundit bilateral i Koresë së Veriut dhe Rusisë ishte në vitin 2011, kur Presidenti Dmitry Medvedev u takua me babain e Kim Jong-un, Kim Jong-il.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.