BOTA

Babai rrezikon jetën e të birit për të parë poshtë shkëmbit

14:37 - 23.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rastet kur përballemi me sjellje të rrezikshme për hir të dëshirave aspak të domosdoshme, po bëhen gjithnjë e më të zakonta, por të rrezikosh jetën e dikujt tjetër, kjo është e pafalshme.




Një shkëmb 120 metra i lartë në Britaninë e Madhe rrezikon shpesh herë jetën e turistëve që e duan adrenalinën. Fotot e një babai që me djalin në krah, që zgjatet për të parë poshtë këtij shkëmbi, po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në të gjithë botën.

Dhjetëra vizitorë që e vizitojnë këtë vend, sfidojnë veten por edhe paralajmërimet e shumta të autoriteteve, që herë pas herë bëjnë apel mbi rrezikshmërinë e lartë të shkëmbit. Një student koreano-jugor ra prej aty ndërsa përpiqej të shkrepte foton perfekte.

Vizitat në këtë shkëmb gjatë fundjavës së shkuar kanë qenë të shumta pasi temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar ishin 25 gradë celsius.

shkemb shk 5 shk 3 shkemb 2 shkemb 1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.