Kryesore

Çfarë do të ndodhë në protestën e 11 majit/ Përshkallzohet situata, do bllokohen akset

09:27 - 23.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e ardhshme në 11 maj në orën 18:30 të pasdites. Në mbledhjen e organizuar, opozita ka diskutuar edhe për zhvillimin e saj si dhe rrjedhën që do të marri. Bëhet me dije se aksioni opozitar tanimë do të vijojë edhe me bllokimin e akseve rrugësh, sidomos ato kombëtare. Në takimin e mbajtur ditën e djeshme me kryetarët e bashkive të djathta, Basha ka diskutuar për të gjitha detajet, përfshi edhe për kohëzgjatjen e kësaj proteste.




Kujtojmë se deri më tani, opozita ka mbajtur 9 protesta. Në protestën e fundit përpara Kryeministrisë e përpara Parlamentit, pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Mbetet për t’u parë nëse protesta e 10 e opozitës do të sjellë një përshkallzim të situatës, ashtu si flitet tashmë nëpër korridoret e PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.