AKTUALITET

E rëndë në Tiranë/ Humb vajza 5-vjecare, familjarët kërkojnë ndihmë

11:00 - 23.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit. Policia por edhe prindërit kanë kërkuar ndihmën e të gjithëve për ta gjetur Melisën e vogël. Ndërkaq në rrjetet sociale kanë nisur edhe shpërndarjet e karakteristikave të saj, për të ndihmuar të gjithë në gjetjen e vogëlushes.




Statusi që po shpërndahet

URGJENTE

Melisa Jashari është 5 vjeçarja e humbur pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Prindërit kanë bërë apel për këdo që e ka parë ose ka informacion për 5 vjeçaren, e cila ka dalë për të luajtur me shokët pasdite dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Për këdo që e njeh apo e sheh Melisën, duhet të telefonojë në numrin 0693206736.

5 vjeçarja mbante veshur në momentin që ka dalë nga shtëpia një bluzë rozë dhe pantallona ngjyrë blu të errët dhe më flokë të shkurtra ngjyrë të zezë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.