KULTURË

“Ekrani i Artit” vjen në edicionin e tretë

18:00 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Art House organizon për të tretin vit radhazi festivalin “Ekrani i Artit” ku do bashkëjetojnë filmi dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin. I nisur si një përzgjedhje filmash nga festivali fiorentin “Lo schermo dell’arte”, këtë vit do bëjë bashkë një përzgjedhje filmash nga International Short Film Festival Oberhausen, Lo schermo dell’arte, koleksioni i videos dhe filmit të Van Abbemuseum, një përzgjedhje nga videoarti shqiptar i viteve të fundit, një grup filmash të shkurtër nga regjisorja gjermane Sylvia Schedelbauer si dhe një film me metrazh të gjatë nga artisti shqiptar Pleurad Xhafa.




Një risi tjetër do të jetë shpërndarja e projeksioneve në oborret e shtëpive shkodrane ku do të gërshetohet hapësira private dhe publike, atmosfera tradicionale dhe ajo bashkëkohore. Teatri Migjeni do të mirëpresë ceremoninë e hapjes shoqëruar me përzgjedhjen e parë filmike e në vijim projeksionet do të vazhdojnë në hapësirat e Art House, oborri i shtëpisë së Pashko Vasës, i shtëpisë së Llazanve dhe asaj të Kolë Idromenos, ku është hapur e para kinema shqiptare në fillim të shekullit XX. Programi filmik do të shoqërohet me momente muzikore në ambientet e Qendrës Rinore Arka me të ftuar të veçantë Kolë Lacën me projektin e tij Shkodra Elektronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.