AKTUALITET

Foto/ Kush është ‘i pesti’ i arrestuar për grabitjen e Rinasit

18:45 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka vënë në pranga personin e pestë të dyshuar të grabitjes në aeroportin e Rinasit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi  se ai është Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, ndërsa Policia e Shtetit dha një informacion zyrtar për arrestimin e tij.




Ndërkohë është zbuluar edhe imazhi i 32-vjeçarit, por nuk dihet ende roli i tij në grabitjen e 9 prillit.

Ngjarja ndodhi si sot dy javë më parë në aeroportin Kombëtar e me sa duket me kalimin e ditëve, policia po ngushton edhe rrethin pasi brenda dy ditësh janë arrestuar 5 persona.

Pikli, është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë, ndërsa përveç tij kanë përfunduar në pranga edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, E. Pikuli dhe Saimir Cela. Kujtojmë se gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.

(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.