BOTA

Gjenden të ngordhur 28 hipopotamë

15:55 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 28 hipopotamë kanë ngordhur në parkun kombëtar të Etiopisë.




Sipas mediave lokale, gjitarët gjysmë-ujorë kanë ngordhur në Parkun Kombëtar Gibe Sheleko.

Behirëa Mega, kreu i parkut tha për “FANA” se kafshët vdiqën mes  14 dhe 21 prillit dhe se shkaku i ngordhjes së tyre aktualisht është i panjohur.

Parku Kombëtar Gibe Sheleko, u krijua në vitin 2011 dhe është shtëpia e rreth 200 hipopotamëve dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 36,000 kilometra katrorë.

Sipas listës së kafshëve të kërcënuara të Bashkimit Kombëtar për Ruajtjen e Natyrës, në botë ekzistojnë rreth 115,000 dhe 130,000  hipopotamë dhe se ruajtja e tyre duhet të jetë një “prioritet” në vendet ku ato ekzistojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.