Kryesore

Koalicioni opozitar, ja çfarë presin aleatët nga bashkimi me Bashën

11:38 - 23.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike dhe aleatët e saj firmosën sot një marrëveshje me 10 pika që është edhe “kushtetuta” e koalicionit të ri opozitar. Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: LSI, PR, LZHK, PDIU, PBDNJ, PAA, PDK.




Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryedemokratin Basha, krerët e partive që janë pjesë e koalicionit kanë deklaruar se tashmë opozita i ka të qartë hapat që do të ndërmarrë në vijim.

“Benjamin Franklin thoshte që kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë. Padyshim kjo marrëdhënie  e opozitës sot është një detyre qytetare për të penguar zgjedhje farse, shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucioneve kushtetuese të vendit. Ne si opozitë kemi këtu përpara sot në këtë marrëdhënje një raport të ri politik, po edhe një raport të ri elektoral. Është institucializimi i zgjedhjeve për të mos lejuar zgjedhje të manipuluar, shkatërrimin e institucioneve. Mendoj që është e drejta e çdo politikani për të siguruar të drejtën kushtetuese qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Zgjedhje do ketë vetëm kur qytetarët të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të ndershme.”-tha Mediu.

“Kjo është thelbi i marrëveshjes. Këtu fillon beteja nga mosregjistrimi. Duke mos regjistru maksimumin e partive duke mos bërë të mundur që qytetarët mos të shkojnë në zgjedhje. Të gjitha format nga këtu deri në ditën e zgjedhjeve. E rëndësishme që harku opozitar po zgjerohet me parti, me njerëz dhe  me ide që na ka munguar me kohë. Ne urojmë që kushdo që merr në betejen si opozitarë, kush merr pjesë si fasadë e qeverisë, nuk ka vlerë. Nga kjo pikëpamje do regjistrohen këta të tjerët. Po regjistrohen partitë një ditë para se të regjistrohet lista. Kolegët që futen në parti të bëjnë opozitarizmin.”- u shpreh Shehi.

“Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë  funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët. Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër pëe familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim”, tha ai.

Me ngjyra bardhë e zi e sheh edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka situatën politike ku ndodhet vendi.

 “Është një moment i rëndësishëm, pasi e kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve lokale nga Presidenti. 30 qershori është një moment i rëndësishëm ku ose do të triumfojnë vlerat reale të demokracisë që mazhoranca të kuptojë që rregullat e lojës vendosen nga dy palët. Unë e falënderova edhe liderin e opozitës zotin Basha për fatin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të përfaqësimit të së djathtës, ndryshe nga Rama që ndodhet i vetmuar. Ka thirrur ca parti për koalicion, ca i ka blerë”,- tha Ndoka.

“Në konsideratën tonë, ne mendojmë se Shqipëria është në një moment shumë delikat dhe të rrezikshëm të demokracisë sepse vendi po rrëshket në hullitë e pluralizmit politik. Varfëria është ulur këmbëkryq ndërkohë qeveria e ka mendjen tani të qeverisë edhe opozitën. Kjo na detyron ne si forca politike opozitare që të mos vrapojmë sot për t’u bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi bashkë për t’i dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike”,- u shpreh Idrizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.