SPORT

Mbape sfidon Bolt, vrapon me 38 km/h

12:50 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm festa për titullin e fituar, kurorëzuar me një tregolësh. Ndeshja kundër Monakos, për Mbape do të mbahet mend edhe për një shpejtësi të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Paris Sën Zhërmenit ka vrapuar aq shpejt sa të gjithë kanë nisur krahasimet me Usain Boltin, rekordmbajtësi i 100 metrave me 9″58. Në këtë rekord, sprinteri xhamajkan arriti një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, që është më e ulët sesa ajo që arriti lojtari i Kombëtares franceze, në aksionin që solli golin e parë.




Në fakt, krahasimi mes të dyve nuk është i barabartë. Bolt në rekordin e tij të regjistruar në Botërorin e vitit 2009 në Berlin, nisej nga piketat dhe arrinte një shpejtësi prej 44.72 km/h. Por gjithsesi koha e Mbapes prej 38 km/h mbetet e jashtëzakonshme për një sportist që nuk kryen një stërvitje të një disipline specifike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.