BOTA

Mbrojti djalin me trupin e saj kur pësuan aksident, nëna zgjohet nga koma pas 27 viteve

13:16 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe është zgjuar pasi ka kaluar 27 vite në koma. Munira Abdulla ishte 32 vjeçe kur pësoi aksident, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas nga një autobus afër Al Ainit më 1991.




Ajo u përpoq të mbronte djalin e mitur me trup dhe si pasojë e përplasjes Munira pësoi një dëmtimi të trurit

Vitin e kaluar, pas rehabilitimit në Gjermani, ajo filloi të belbëzonte ndërsa përpiqej të thërriste djalin e saj Omar, pasi e dëgjoi duke u zënë në dhomën e saj të spitalit.

Ditë më vonë ajo e thirri djalin në emër, për herë të parë në pothuajse 3 dekada dhe tani ajo është në gjendje të recitojë lutjet dhe të bisedojë me të dashurit e saj.

Padyshim një mrekulli, teksa Omar tregoi për “The National” sesi “fluturonte nga gëzimi kur ajo filloi të fliste përsëri”.

Omar rrëfeu se kur ndodhi aksidenti ai ishte katër vjeç dhe nëna e tij u la disa orë pa u ndihmuar, për shkak se familja e tij nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë.

Më pas ajo u transferua në Londër, ku mjekët e diagnostikuan me një gjendje vegjetative, që nënkuptonte se ajo nuk mund të reagonte por ishte në gjendje të ndiente dhimbje.

Më pas ajo u transferua sërish në Emirat Arabe e lidhur me tuba, të cilët e mbajtën në jetë për dekada me radhë.

Por, në prill të vitit 2017, sheiku Mohamed bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabi, dëgjoi rastin e saj dhe i dha familjes së saj një grant për trajtim.

Zonja Abdulla u dërgua në Gjermani ku iu nënshtrua operacioneve për të riparuar muskujt e saj.

Rreth një vit më vonë ajo filloi të bënte tinguj të çuditshëm dhe brenda tri ditësh ajo thirri djalin e saj Omerin.

Një raport mjekësor i lëshuar nga Spitali Mafraq muajin e kaluar, thotë se ajo është “në gjendje të komunikojë në mënyrë të arsyeshme në situata të njohura dhe  se ende ka nevojë për fizioterapi të rregullt për të trajtuar problemet me muskujt e saj”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.