SPORT

PSG shet në kohë rekord fanellat “Notre-Dame”

14:15 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të veshura nga lojtarët e PSG-së në përballjen e së dielës ndaj Monakos, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 3-1, fanella kushtuar katedrales së Notre-Dame është nxjerrë në shitje nga klubi parizien gjatë zhvillimit të ndeshjes. 1000 fanellat honorifike (500 në sajtin në internet të PSG, 250 në Megastore pranë stadiumit “Parc des Princes” dhe 250 në dyqanin në Champs-Elysées) janë shitur për publikun me çmimin 100 euro secila. Shitja ka zgjatur më pak se 30 minuta, me fanellat që kanë “avulluar” të gjitha, ndërsa paratë e grumbulluara nga kjo shitje do të shkojnë të gjitha për repartin e zjarrfikësve të kryeqytetit francez.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.