AKTUALITET

Raporti i Bankës së Shqipërisë: U tkurr kredia për shtëpi

20:20 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredi banese ka rënë gjatë tremujorit të parë 2019, pas një rritjeje sistematike përgjatë dekadës. Sipas perceptimit të bankave të azhurnuara në raportin për Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, rënia e kërkesës për kredi në tremujorin e parë nga ana e individëve u shkaktua nga përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, kreditë nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, besimi konsumator si edhe zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave. Ulja e kërkesës për kredi për shtëpi sipas Bankës së Shqipërisë po lidhet me zhvillimet në tregun e banesave.




Volumet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm edhe çmimet janë rritur gjithashtu. Sipas një vëzhgimi të revistës “Monitor” në kompanitë më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet çmimet kanë luhatje të madhe, nga 500-600 euro në periferi në mbi 3000 euro për metër katror në zonat e qendrës. Çmimet janë rritur shpejt vitin e fundit, me 10-30% pas një stanjacioni që pësuan në periudhën e mëparshme, të nxitura si nga rritja e taksave (kryesisht ajo e ndikimit në infrastrukturë), dhe nga oferta e shtuar, teksa sipas operatorëve janë rritur blerjet e apartamenteve në ‘cash’. Ekspertët i tremben këtij fluksi ndërtimesh, përballë një fuqie të dobët blerëse, çka sipas tyre mund të rrezikojë një flluskë në të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.