BOTA

Roma pranë falimentimit, partitë nuk bien dakord për planin e shpëtimit

13:53 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partnerët e koalicionit në Itali, Lega e Veriut dhe lëvizja Pesë Yjet, ende nuk kanë rënë dakord për një plan financiar shpëtimi për qytetin e Romës.




Borxhi 12 miliardë eurosh i kryeqytetit duhet ristrukturuar për të evituar falimentimin, por të dy partnerët e koalicionit janë të ndarë në këtë pikë.

Më herët ata kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi që pret miratimin e qeverisë, por marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar edhe si pasojë e akuzave për ryshfete, javën e shkuar.

Sipas akuzave, thuhet se nënsekretari i Legës së Veriut, Armando Siri, ka marrë ryshfet nga një biznesmen sicilian me lidhje me mafien.

Por, Mateo Salvini, zëvendëskryeministër dhe lider i Legës së Veriut, tani sugjeron se ndihma për Romën do të bënte që edhe qytetet e tjera që kanë probleme të ngjashme financiare, të kërkojnë ndërhyrje.

Borxhi i Romës, që daton prej 11 vitesh duhet rifinancuar me urgjencë për të evituar falimentimin në 2022.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.