SPORT

Titull-Europë-mbijetesë, Superliga luftë në tri fronte

09:51 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm titull dhe mbijetesë, një garë edhe më e rëndësishme zhvillohet për një vend në Kupat e Europës. Champions League, eliminatoret, është e prenotuar nga Partizani, i gjithë diskutimi tashmë bëhet për 3 biletat në Europa League, një nga Kupa dhe dy nga kampionati. Aktualisht Kukësi është ekipi më i favorizuar, ndodhet në vendin e dytë, plus 3 pikë nga Flamurtari, por gjithashtu ka edhe një tjetër opsion, Kupën e Shqipërisë, pasi është kualifikuar në fazën gjysmëfinale. Më në fund verilindorët duken të bindur se titulli është i pamundur dhe janë të fokusuar të blindojnë vendin e dytë në kampionat dhe t’i shkojnë deri në fund Kupës.




Në vendin e tretë është Flamurtari. Vlonjatët shpresojnë shumë të qëndrojnë në këto pozita deri në fund, pasi kampionati është rruga e vetme që i siguron Europën, gjithashtu bëjnë tifo edhe për Kukësin, pasi nëse Kukësi fiton Kupën, lirohet edhe një vend tjetër në kampionat. Në vendin e 4-ët me 46 pikë renditet Teuta, dy pikë më pak se Flamurtari. Në këtë fundsezoni, Teuta ka humbur shumë nga shkëlqimi i dy fazave të para. Europa tashmë nuk është në dorën e tyre. Gjithashtu, dy ekipe që vijojnë të insistojnë për një vend në Europë janë Laçi dhe Skënderbeu. Kurbinasit duken të rilindur nën drejtimin e Starovës, me të drejtë besojnë ende te zona euro, pasi vendi i tretë është vetëm 4 pikë larg. I ndryshëm është diskutimi për Skënderbeun. Europa për klubin korçar është e lidhur ngushtë me vendimin përfundimtarë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Nëse KAS zhvlerëson dënimin e dhënë nga UEFA, Skënderbeu ka ende dy rrugë për të kapur Europën, nga Kupa ku janë në gjysmëfinale, por edhe nga kampionati, pasi janë 5 pikë larg vendit të tretë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.