BLUETOOTH

Vivian Biagioni: Emocionet e “Sanremo Junior”, ja si e pritën këngën time të parë

18:00 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ajo është vetëm 16 vjeçe dhe ka prekur skenat muzikore që kur ishte 6 vjeçe. Vivian Biagioni tashmë i ka pushtuar ato me talentin e saj. Portofolin e çmimeve e ka plot me trofe të festivaleve brenda dhe jashtë vendit, të cilat ajo i ruan me fanatizëm. Vetëm prej pak kohësh Biagioni ka publikuar klipin e saj të parë me titull “Giove contro”(Jupiteri kundër), i cili është sa i thjesht, po aq artistik. Idhulli i saj është Demi Lovato. Stili, potenca e zërit si dhe zotërimi i jashtëzakonshëm i emocioneve që të jep skena janë disa prej komponentëve të Lovatos që Vivian adhuron më tepër. Për “Gazeta Shqiptare” vjen një rrëfim i zonjushës simpatike për botën magjike të muzikës dhe për ëndrrat e saj. Ajo është shembulli më i mirë për të gjithë ata që luftojnë për t’u rritur profesionalisht dhe për të pasur sukses që në hapat e parë në botën e vështirë, por dhe magjike, në muzikë.




Vivian, sjell klipin tënd të parë. Si e shikon ti këtë këngë dhe klip, është pëlqyer nga publiku?
Mendoj se po! Kënga u pëlqye shumë nga juria dhe konkurrentët. Sigurisht që “Giove Contro” është një këngë e stilit italian modern.

Cilët ishin bashkëpunëtorët që realizuan këtë projekt?
Të them të vërtetën ky projekt ishte i paparashikuar. Mora një çmim “Canzone Inedito” në një spektakël televiziv në Romë dhe menduam ta prezantojmë këngën dhe videoklipin në “Area Sanremo”, “Sanremo Giovani” ku dhe arrita të kualifikohem në finale. Për mua ishte një arritje, pasi isha dhe më e vogla në moshë.

57555509_318860802091073_8258164719324495872_n 57597694_348081505902992_886349600556843008_n 57602813_593423951152282_5512259747509698560_n 58461320_698303233923437_8959591019733581824_n 58384102_2013010455673443_7058713647861727232_n 58625838_438379973638217_7809083501495451648_n 58382774_451411932331410_1951911148240502784_n 57540182_609199729593733_927085368199610368_n
<
>

Pra, le të themi që je zyrtarisht pjesë e tregut muzikor, ke ndonjë plan specifik?
Planet e mia janë pjesëmarrja në aktivitete televizive live dhe koncerte live. Kam shkruar tekste dhe muzikë e vazhdoj të shkruaj. Mendoj të filloj bashkëpunimin për realizimin e tyre!

Ke konkurruar në Sanremo Junior. Kjo ndoshta një fillim i mbarë për festivalin e madh Sanremo?

“Area Sanremo” është një mundësi për të arritur “Sanremo Giovani” ku dhe vetëm 2 këngë futen në “Sanremo Big”, por për mua ishte një eksperiencë e bukur që do të vazhdojë ende më tej.

Ke terren dhe në Shqipëri. Do vazhdosh të kultivosh këtu, apo tani po mendon vetëm për Italinë?
Mendoj se po, Shqipëria është vendlindja ime dhe kam shoqërinë e kujtimet më të bukura. Në Shqipëri provova skenën që në moshën 6 vjeç dhe kam një formim artistik dhe kulturor. Do jem këtu, atje, do jem gjithandej. Çmimet jua fali, vendin tim jo.(qesh)

Çfarë ka në horizontin tënd muzikor?
Shikoj zërin tim dhe këngën time që i kalon kufijtë e horizontit. Zëri që del nga shpirti dhe prek shpirtin e mijëra njerëzve e kjo nuk ka kufij.

Kë falënderon Vivian për të gjitha këto arritje?
Prindërit e mi, të cilët më mbështesin me sakrificat dhe lodhjen duke më shoqëruar në çdo aktivitet dhe profesionistët me të cilët punoj aq shumë për të ecur përpara artistikisht.

Edhe pse je vetëm 16 vjeçe, ke ndonjë këshillë për moshatarët e tu që duan t’i hyjnë muzikës?
Bota e muzikës është vështirë, ka shumë emocion, por do t’iu thosha vetëm nëse e dashurojnë më të vërtetë dhe me shpirt mund t’ia dalin.

Dimë që idhulli yt është Demi Lovato. A do doje një bashkëpunim me të dhe nëse po si e ke gdhendur atë në mendjen tënde?
Normal që e kam menduar shumë, por duhet të punoj shumë akoma. Bashkëpunimin do ta bëj kur ta ndajmë skenën bashkë dhe unë të kem arritur nivelin e Demit. Do punoj fort dhe jam e sigurtë që momenti do vijë vetë.

Në ëndrrat e tua është skalitur një skenë që e dëshiron gjatë gjithë kohës?
Unë ëndërroj shumë. Në ëndrrat e mia ka turne nëpër bote dhe koncerte në stadiume të mëdha, ëndrra adoleshence.(qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.