POLITIKË

Zyrtare, Bindja Demokratike është partia më e re në Shqipëri

11:52 - 23.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bindja Demokratike” është partia më e re në Shqipëri. Bindja Demokratike është regjistruar këtë martë në Gjykatë ndërsa pritet që të regjistrohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:




Bindja Demokratike do të drejtohet nga ish-demokrati Astrit Patozi. Fillimisht u përfol se në krye të kësaj force do të ishte Rudina Hajdari, por demokratja e mohoi.

Hajdari shprehu mbështetjen e saj për çdo subjekt të ri politik që mund të krijohet në Shqipëri, por deklaroi se angazhimi i saj kryesor është kryesimi i grupit parlamentar.

Mesa duket hapi përfundimtar u ndërmor nga takimet që Patozi zhvilloi me disa ish-deputetë të Partisë Demokratike. Bashkë me të në këtë nismë, mësohet se deri tani janë bashkuar Fabjan Topollaj dhe Leonard Olli, të deri pak muaj më parë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të Partisë Demokratike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.