Kryesore

Ambasada jep njoftimin: Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si të kontrolloni

11:55 - 24.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerika ka bërë me dije datën se kur bëhen publike përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur në datën 7 maj.  Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. “Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.




Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, – thotë Ambasada Amerikane./ Gazeta Liberale


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.