BLUETOOTH

Dora e ngrohtë Topalli-Noka… Ngjela vë duart në kokë për Ramën

14:47 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Dora e ngrohtë Topalli-Noka…
Shumë shpesh e shohim kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli të qeshur. Ndoshta jo vetëm në karrierën politike, por edhe tek të rejat familjare të fejesës së vajzës së saj, për kryetaren e kuvendit gjithcka po shkon fjollë. Dhe ja ku e shohim duke takuar gjithë gëzim një ndër deputetët e Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Flamur Nokën. Të gjithë kanë bindjen se Noka dhe Topalli shkojnë mirë me njëri tjetrin, edhe për faktin se Flamur Noka është një ndër njerëzit e besuar të kryeministrit Sali Berisha. Por e tillë është treguar edhe kryetarja Topalli gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ngjela vë duart në kokë për Ramën
Më i irrituari nga të gjithë liderët e opozitës së bashkuar është Spartak Ngjela. Vë duart në kokë ndërsa dëgjon kreun socialist Edi Rama që kërkon zgjidhje të buta e paqësore. Ngjela shquhet për qëndrimin e tij disi radikal, ndërsa thotë se qeveritë diktatoriale rrëzohen vetëm me revolucione. Por nuk e do një gjë të tillë Edi Rama, që kërkon vetëm qëndrime paqësore. Dhe ja pra Ngjela shqetësohet, dhe kërkon qëndrime radikale. Por sic duket udhëzimet e Ramës kanë qenë të prera për të qenë të gjithë të qetë, duke përfshirë dhe Ngjelën.

Ky shkrim u botua më 22 Nëntor 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.