SPORT

Një italian do të përfaqësojë Shqipërinë në xhudo

14:00 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket e habitshme, por është e vërtetë. Marko Madaloni do të garojë për flamurin e Shqipërisë në Botërorin e Xhudos, që do të zhvillohet në Tokio. Lajmin e ka dhënë vetë Madaloni, që pak ditë më parë u shpall dhe fitues i “Isola dei famosio”, varianti italian i “Survivors” i drejtuar nga Alesia Markuci. “Do të filloj të stërvitem, sepse në shtator është Kampionati Botëror në Tokio, ku unë do të vesh fanellën e Shqipërisë.




Tri vite më parë mu desh të tërhiqesha pasi kisha disa keqkuptime me presidentin e federatës italiane. Më pas takova presidentin e Federatës Shqiptare të Xhudos, i cili më dha shtetësinë për merita sportive, ndaj do të përfaqësoj këtë shtet. Më duhet të rifitoj dinjitetin dhe të tregoj se do të tërhiqem nga ky sport kur e vendos unë”, tha xhudisti 34-vjeçar italian, që në karrierë ka fituar dy herë medaljen e bronztë në botëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.