BLUETOOTH

Partia e re e Patozit u themelua në një studio muzikore

20:10 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme, një pjesë e demokratëve të pakënaqur me Partinë Demokratike zyrtarizuan në Gjykatën e Tiranës regjistrimin e partisë më të re në vend, të quajtur “Bindja Demokratike”. Por, para se të dilnin në këtë vendim, kreu i kësaj nisme politike, Astrit Patozi mblodhi në një takim që zgjati për afro 3 orë disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ku dhe ranë dakord për formalizimin e kësaj lëvizjeje politike. Mësohet se takimi u mbajt në një studio muzikore, që zotëron një nga anëtarët e këtij grupi nismëtar të kësaj force të re, Arben Skënderi, me vendndodhje pranë Liqenit Artificial. Arben Skënderi nuk është një emër i panjohur. Ai është një nga muzikantët më të njohur, ndërkohë në studion e tij kanë regjistruar këngët e tyre edhe shumë emra të njohur që nga Ardit Gjebrea e deri te Kastriot Tusha.




Bulevardi politik/ Na merrni seriozisht! 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.