SPORT

Perez bën gati 500 milionë euro për merkaton

11:00 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid po bëhet gati për një merkato prej 500 milionë eurosh. Lajmin e publikon gazeta italiane “Corriere Della Sera” në numrin e sotëm dhe bazohet në çmenduritë që ka ndërmend të bëjë Florentino Perez për ta ringritur skuadrën madrilene në çatinë e Europës.




Eden Hazard dhe Pol Pogba janë objektivët e parë të një klubi që me rikthimin e Zinedin Zidan në stol, kërkon të rikthehet të shkëlqejë dhe të hapë një tjetër cikël fitues, që në sezonet e shkuara i solli klubit spanjoll 3 Champions radhazi. “Në shënjestrën e Real Madridit ka edhe emra të tjerë të rëndësishëm, sikundër Gundogan, Joviç dhe Eriksen, por gjithashtu priten shitje po aq të bujshme, sikundër Isko, Kros, Varane dhe Modriç, që janë gati të ikin nëse vjen një ofertë e rëndësishme”, raporton gazeta italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.