BOTA

Sam Xhiankana, mafiozi që ndihmoi Kenedin të bëhej president, si dhe përgjegjës për vrasjen e tij

09:23 - 24.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sam Xhiankana (1908-1975), ishte një mafiozi nga Çikago, që e nisi karrierën si shoferi i Al Kapones, dhe u përpoq të krijonte rrjetin e tij mafioz në qytet, për t’u bërë një nga drejtuesit më të lartë të mafias në SHBA. Ai kishte miqësi me këngëtarin e famshëm Frenk Sinatra, dhe kishte shumë lidhje politike, duke përfshirë familjen Kenedi. Madje dysohet se ai e ndihmoi Xhon Kenedin të hynte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1960, përmes manipulimit të zgjedhjeve në disa shtete.




Teoricienët e konspiracionit, besojnë se ai mund të jetë një nga përgjegjësit e mundshëm të vrasjes së presidentit, si një hakmarrje për atë që ai e konsideronte si mosmirënjohje:në vend se t’i linte të qetë në aktivitetin e tyre, Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga vëllai i tij Robert Kenedi, nisi hetime të shumta mbi aktivitetet mafioze. Xhiankana konsiderohej si një objektiv i lehtë nga kolegët e tij mafiozë, për shkak të prirjes së tij për të tërhequr vëmendjen, dhe si një “derr i pangopur”, për shkak të refuzimit të tij për të ndarë fitimet në aktivitetet e lojërave të fatit, që kishte ngritur në Meksikë dhe Iran.

Pas përpjekjeve të përsëritura për ta bindur të ndante të ardhurat me bosët e tjerë, një vrasës hyri fshehurazi në shtëpinë e tij, dhe e qëlloi atë në pjesën e pasme të kokës, ndërsa po tiganiste  disa salçiçe. Vrasësi më pas e ktheu nga pjesa e parme, dhe e qëlloi 6 herë të tjera në kokë dhe në qafë. bota.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.