BLUETOOTH

Së shpejti nënë! Politikanet që janë në pritje të ëmbël

13:30 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Lajmi më i bukur që mund të marrë një femër është se së shpejti do të bëhet nënë! Një emocion i cili nuk ka sesi të shpjegohet, përveçse nga ato që e kanë përjetuar. Së fundmi duket se janë disa nga femrat e njohura politikane, të cilat do të përjetojnë këtë ndjesi unike. Disa prej tyre i ka zbuluar vetë “Gazeta Shqiptare”, disa të tjera vendosën ta japin vetë lajmin e bukur. Më poshtë listojmë disa prej tyre që së shpejti do të bëhen nëna.




Jona Dervishi
Kjo bën përjashtim nga lista jonë e politikaneve por s’kishim si të mos e përfshinim. Jona Dervishi njihet si bukuroshja, që për shumë kohë ishte zëdhënësja e FSHF-së. Bëhet me dije se ish-zëdhënësja është në muajin e shtatë të shtatzënisë. “Gazeta Shqiptare” ka mësuar se ajo dhe partneri i saj do të bëhen prindër të një vajze pas pak kohe. Shumë e pranishme në rrjetet sociale, Jona ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë këtë lajm, të paktën deri ditën e sotme. Ky lajm e gjen çiftin më të lumtur se kurrë më parë. Burimet thonë se Jona ka një lidhje të konsoliduar dhe një bashkëjetesë prej mëse dy vitesh, ndaj dhe kjo shtatzëni është shumë pritur nga të dy. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë Jonës shtatzëni të mbarë dhe si thotë populli, “Tjetër herë me djalë”.

Klajda Gjosha
Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi, zbuloi sekretin se Klajda Gjosha do të behej nënë për herë të dytë. Siç “Gazeta Shqiptare” raportoi në muajin shkurt, Kryemadhi ishte e ftuar tek Artur Zheji për folur për protestën, kur ndër të tjera u shpreh: “Klajda Gjosha ishte dhunuese? Që është dhe shtatzënë”. Lajmi u përhap me shpejtësi, por ish-deputetja preferoi heshtjen, derisa ajo të zgjidhte vetë momentin kur do e ndante me publikun lajmin e bukur. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Provokacija”, ish-ministrja e Integrimit jo vetëm pranoi lajmin, por edhe zbuloi se shumë shpejt në familjen e saj do të vijë në jetë një vajzë. “Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër, që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv shpeshherë. Megjithatë, e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit”, u shpreh Gjosha. Gjithashtu, ish-deputetja e LSI-së ka një djalë, i cili quhet Luis.

Jorida Tabaku
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” ka zbuluar seksin e fëmijës që pret të sjellë në jetë. E pyetur në studion e lajmeve rreth pritjes së ëmbël, ish-deputetja ka zbuluar se pas vajzave binjake, do të sjellë në jetë një djalë. Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate. Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare. Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin, Jorida ia ka dalë të jetë një ndër politikanet më të dashura për shqiptarët.

Elda Hoti
Deputetja e re është bërë nënë për herë të dytë ditën e djeshme. Elda Hoti u fut vetëm pak kohë më parë, duke marrë mandatin e lënë nga Viktor Tushaj. Por, duket se asaj sërish do t’i duhet të shkëputet për pak kohë nga politika, për të shijuar mëmësinë për të dytën herë. Ashtu siç duket edhe në foton e publikuar prej saj, Elda ka sjellë në jetë Davisin e vogël. Të shumtë kanë qenë dhuratat dhe urimet adresuar deputetes.

Ina Zhupa
Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka uruar Pashkët të dielën që kaloi. Por, ky urim i saj është edhe më i veçantë, pasi ajo ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur, duke i uruar Pashkët bashkë me djalin që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Statusi i Ina Zhupës”
“Gëzuar Pashkën miq, nga unë dhe im bir! Bekimi më i madh në jetë është familja. Ndaj ju uroj të gjithëve familjarisht mirësi, dashuri, shëndet dhe begati”!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.