AKTUALITET

Tregti shqiptare, këto perime kanë kushtuar 78 euro

14:42 - 24.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Perimet që shikoni në fotografi janë blerë tek një shitës ambulant në Pejë dhe kushtojnë 78 euro. Të paktën kështu pretendon deputeti kosovar Gani Dreshaj.




Ai ka postuar fotografinë e perimeve në facebook, ndërsa në përshkrimin e saj deklaron se kaq vite pas luftës në Kosovë, është për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskalë.

Statusi i plotë i Dreshajt

Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro.

Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi.

E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë.

I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.