Kronikë

Video/ Historia, shkon në maternitet për të lindur djalin, mëson se i shoqi ka 3 gra dhe fëmijë të tjerë

14:15 - 24.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një histori e denjë për skenar filmi, kështu u konsiderua historia e Bashkime Sulejmanit, 42-vjeçares e cila tronditi mbarë opinion publik teksa deklaroi në studion e emisionit tonë 2 vite më parë se ishte shitur tek një shtetas kosovar nga familja e saj.




Ishin paguar mijëra euro dhe ajo u martua me burrin i cili ishte 40 vite më i madh.   E ardhur nga një fshat i thellë i Shkodrës ajo u mësua me jetën e re, por teksa shkoi në maternitet për të lindur djalin mësoi se i shoqi kishte edhe 3 gra të tjera e fëmijë të tjerë.

Martesa e tyre mori fund, ajo e denoncoi dhunën dhe përbuzjen e tij publikisht, me pas pati edhe një përballje mes tyre, por sot Bashkimja është rikthyer në studion e  emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmetaj sepse ish-burri vazhdon luftën e  tij për t’i marrë të birin. Ajo thotë se përmes parave dhe korrupsionit ai po tenton të blejë institucionet në Kosovë, t’i marrë djalin dhe kërkon t’a përzërë nga banesa përgjithmone. E tronditur dhe e shqetësuar 42-vjeçarja bën apel për ndihmë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.