Uncategorized

Video/ Kompozitori i këngës “Xhamadani vija-vija” detyrohet të mbyllë shkollën e muzikës në Shkodër

20:33 - 24.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka shqiptar që nuk e njeh “xhamadanin vija-vija”, mjafton të dëgjohen notat e para dhe zemrat e të gjithëve çohen peshë. Por kjo këngë e dashur për shqiptarët, jehon falë një kompozitori. Ai është Zef Çoba. Deri para pak ditësh Zefi vijonte i palodhur kontributin vullnetar për artin, por mesa duket Shkodra do të humbasë jo pak prej shkëlqimit të saj artistik.  Shoqata “Rozafa Ekspresion”, krijuar në vitin 1999 me inisiativën e dirigjentit dhe kompozitorit Zef Coba do të mbyllet. Zefi ka dhënë publikisht dorëheqjen.




Artisti Zef Coba e quan familje artistiske grupin me të cilin punon, ndërsa rrugën e gjatë të dhjetëra koncerteve ndër vite ai e konsideron aventurë. Por mesa duket kësaj aventure i ka ardhur fundi.

Dy nga pikturat në murin e dhomës ku artistët ushtrojnë provat janë dhuratë e familjes së Bik Ndojës. Miranda, vajza e artistit të merituar si dhe e mbesa, Graciela janë pjesë e korit të dirigjuar nga Zef Çoba. Secili prej nxënësve të profesor Zefit i ka dhënë shpirt atij vendi.

Të njohur me lajmin e mbylljes së shoqatës, grupi vijonte aventurën. Për herë të parë vihet në skenë opera e parë shqiptare. Edhe pse ka dhënë dorëheqjen Zefi do të përfundojë të gjitha angazhimet e premtuara.

Zefi është krenar që ka shumë për të ofruar, por nuk mund ta fshehë zhgënjimin. Kërkues, i mërzitur por edhe i lodhur ai dënon fort epokën ku humanizmi nuk besohet më. “Nuk mund të konceptohet që dikush të ketë shpirt human”, thotë Zefi, duke ripërsëritur se ai nuk bën art për para.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.