Kryesore

Video/ Sopranoja që end në tezgjah prej moshës 4-vjeçare

20:58 - 24.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Niki Mjeda është një nga studentet e Zef Cobës. Ajo gjithashtu studion në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova”. Dita e Nikit është e mbushur me muzikë. Pasi përballet me zemërimin e maces që duket se nuk ka dëshirë ta lejojë të shkojë në shkollë, Niki dhe bicikleta e saj nisen drejt botës së notave.




Një vajzë çapkëne dhe e talentuar, që ka trashëguar shumë nga delli artistik i familjes. Ajo është stërmbesë e Luigj Mjedës, një prej aktorëve të parë të skenës shqiptare. Ai çeli kinemanë “Gloria” në Shkodër. Luajti në mbi 50 shfaqje derisa regjimi komunist e dënoi me 10 vite burg.

Një ditë me Nikin na mjaftoi për të dalë në përfundimin se adhuruesin dhe mbështetësin më të madh ajo ka të atin. Ai na rrëfen se ajo qysh fëmijë thurte nota, por edhe endte në tezgjah. E shkujdesur, kureshtare dhe e zhytur në botën e ëdrrave, Niki endte me duart e saj të vogla. Teksa sheh sytë që i qeshin duket po ajo vogëlushe, vetëm se bashkë me të është rritur edhe talenti në muzikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.