LIFE STYLE

Dëshironi të dobësoheni? Ja sa duhet të ecni çdo ditë

15:39 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj si edhe për humbje të peshës.




Jo vetëm palestra, por edhe ecja është mirë për shëndetin si edhe forma më e lehtë e ushtrimeve fizike të cilën shumë lehtë mund ta inkorporoni në jetën normale.

Ndonëse mund të mendoni se ecja nuk ju ndihmon ta hiqni dhjamin e tepërt, e keni gabim, pasi fatmirësisht ndihmon në humbje të peshës dhe djegie të yndyrës.

Por, sa shumë duhet të ecni për të humbur peshë?

Humbja e peshës është e thjeshtë – mjafton të keni deficit të kalorive që i konsumoni.

Kjo nënkupton të digjni më shumë kalori sesa që merrni.

Një deficit i 500-1000 kalorive çdo ditë nënkupton se do t’i humbni deri në 1 kilogramë për javë.

Një stil i jetesës pa aktivitet fizik kontribuon në shtim të peshës dhe në rritje të rreziqeve shëndetësore.

Në mënyrë që të humbni peshë, rekomandohet ta zvogëloni numrin e kalorive që i hani dhe njëkohësisht ta rritni aktivitetin fizik.

Ecja është mënyrë e lehtë për të djegur kalori dhe për t’i shmangur sëmundjet.

Nëse ecni 1.6 kilometra, ju do t’i digjni rreth 100 kalori.

Ndërkaq, për të djegur yndyrë, ju duhet ta arrini 60-70% të pulsit maksimal të zemrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.