KULTURË

Isha sjellë si një hajvan i fryrë…Më mbetej vetëm të vuaja

16:26 - 25.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës. Por mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziasëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.




-Ju kërkokeni shumë, -më tha.-Në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte.Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.

–Me fjalë të tjera, ju nuk më doni me të vërtetë, -i thashë. Nuk e di, -ma ktheu ajo. Unë mbeta i hutuar. -Në qoftë se nuk e dini, atëherë nuk më doni. Në vend të përgjigjies, ajo vazhdoi të ecte pa thënë asgjë. E shikoni çfarë profeti jam, -zura të flisja unë me një ton të lehtë. -Ju kisha thënë se do të pendohesha që u njoha me ju. Provova ta merrja në pyetje për të zbuluar ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me mua, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigj njëlloj: -Nuk e di. Doni të martoheni me mua? -I thashë më në fund për ta zënë ngushtë. -Unë jam tepër e re. Mirë atëherë, sikur të ishit e detyruar të martoheshit, do të më mërrnit mua, apo ndonjë tjetër? Por ajo nuk donte të angazhohej dhe përsëriste pa pushim të njëjtat fjalë: -Nuk e di . . .  unë ju dua . . . .por . . . -Por nuk më doni ,- i thashë unë tërë ankth. Ajo mbeti në heshtje.

Ishte një mëngjes i vrërët, rrugët kishin një pamje të përhime dhe të shëmtuar. E keqja është se kam lejuar t’i çoj gjërat shumë larg, -thashë me një zë të ngjirur. Kishim arritur në hyrje të metrosë.”Mendoj se do të bënim mirë të ndaheshim dhe të mos takoheshim më kurrë”, -shtova duke pritur se si do të reagonte ajo. Mbeti e ngrysur. -Lamtumirë, -u përgjigj ajo. -Më vjen shumë keq.
Kjo ndjesë qe si një goditje që po më jepte në zemër. Kur ajo u zhduk në metro provova një ndjenjë zbrazësie të padurueshme. Ç’kisha bërë? Mos isha treguar tepër brutal? Nuk duhej ta kisha trembur .Isha sjellë si një hajvan i fryrë dhe kisha krijuar një situatë të tillë që tani nuk mund të takohesha më me Hetin pa u bërë qesharak. Ç’duhej të bëja? Më mbetej vetëm të vuaja.

Fragment nga libri autobigrafik “Jeta ime” i Charlie Chaplin


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.