AKTUALITET

Koreografi shqiptar zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

15:22 - 25.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koreografi shqiptar, Angjelin Preljocaj është zgjedhur anëtar i zgjidhet anetar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.




Lajmin e ka përcjellë ish-ministra e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila shkruan se vëllai i madh i balerinëve tanë, na bën krenarë.

Postimi i plotë i Kumbaros

Lajmet e mira për artistët që Shqipërinë e mbajnë me vete janë ato që na bëjnë krenarë, por edhe flasin për Shqipërinë që kemi dhe që duam!

Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura!
Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombetar të Operas e Baletit.
Vëllai i madh i balerinëve tanë, por dhe një mik e këshilltar i paçmuar të cilit i jam pafundimisht e personalisht mirënjohese!
Urime me zemër nga Shqipëria jote e vogël dhe e madhe Angjelin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.