POLITIKË

Video/ Kryemadhi “kërcënon” Ramën: Akoma s’kemi filluar, tërhiqu!

18:31 - 25.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Durrësi ku po proteston me banorët e kësaj zone, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar edhe njëherë Ramën. Sipas saj kryeministri akoma nuk ka parë gjë dhe se mosbindja civile ende nuk ka nisur.




“Pjesa më e madhe e protestave ka qenë me qytetarët e Tiranës, tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët, do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve.

Këto nuk janë më protestat e opozitës janë protestat e qytetarëve.

Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve.

Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende.

Sot protestat në pesë pikat kryesore janë protesta për t’i thënë Edi Ramës se je akoma vonë. Tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjithë shqiptarët që janë në Amerikë t’u telefonojë të afërmve të tyre në Shqipëri që të bëhen pjesë e protestave kundër qeverisë së krimit”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.