SPORT

Murinjo: Nuk kthehem më në Angli, Interi një familje

15:46 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hoze Murinjo është rikthyer të flasë për një skuadër, me të cilën portugezi ka një marrëdhënie speciale. Bëhet fjalë për Interin, ekipi ku luzitani fitoi tripletën e famshme dhe solli një gëzim të madh për popullin zikaltër. Ndërkohë, ndër të tjera tekniku shtoi se nuk ka ndërmend të kthehet në Premier League pas aventurës së fundit me Mançester Junajtid.




“Interi është një familje e madhe, më ka bërë të ndihem i lumtur çdo ditë. Lidhja me tifozët vjen si rezultat i sjellje së skuadrës në fushë, nëse fitohet, atëherë të dyja palët janë të lumtura. Në Londër ka akoma interistë që më ndalojnë në rrugë dhe më përgëzojnë. Italia ishte habitati im natyral, pasi është një vend që jeton me futbollin 24 orë. Etapa e radhës nuk do të jetë Premier League, mendoj se këto muaj pa punuar kanë qenë të vlefshëm”, tha Murinjo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.