Rajoni

Papa Françesku do të vizitojë për herë të parë Maqedoninë e Veriut

15:03 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku do të vizitojë për herë të parë Maqedoninë e Veriut, më 7 maj.




Kryeministri Zoran Zaev, bëri me dije se kjo vizitë e Papës tregon afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin e tyre.

Papa Françesku zgjodhi të vizitojë kishën katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë të tregojë afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin tonë. Ardhja e tij në qytetin e lindjes së Nënës Terezës, e cila u shndërrua në vetëdijen morale të botës, ka një simbolikë dhe mesazh për pajtim dhe solidaritet”, tha Zaev.

Qeveria e Shkupit po përgatitet në detaje për këtë zhvillim të rëndësishëm duke organizuar 15 mijë vende në sheshin e Shkupit, ku kreu i Kishës Katolike do të mbajë meshën e shenjtë, ndërsa kanë ndërmarrë masa të mëdha sigurie.

Ata u bën thirrje të gjithë besimtarëve nga vendet fqinje që të udhëtojnë për në Shkup e të bëhen pjesë e vizitës së Papa Françeskut, ndërkaq edhe mediat kanë treguar interes tepër të lartë për këtë ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.