BOTA

Profesori: Vajzat që mungojnë në klasë, duhen përdhunuar

17:04 - 25.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori i fiskulturës së një universiteti në Skoci ka deklaruar se vajzat që mungojnë në një orë mësimi, duhet të përdhunohen.




Ross Brain e ka dërguar këtë mesazh në një grup WhatsApp-i ku komunikonte së bashku me kolegët e tjerë të sporteve në Universitetin e Edinburgut.

Ndërsa diskutonin se në ç’masë duhet ndëshkuar një vajzë që kishte munguar në orën e ushtrimeve, profesori ka hedhur idenë që i ka shokuar të gjithë.

“Le ta përdhunojnë ose të bëjë 600 ushtrime”, ka propozuar profesori, ndërsa askush nuk iu përgjigj, ai ka vijuar më tej. “Atëherë, kush është dakord për këtë?”

Pas këtyre mesazheve më shumë se 800 studentë firmosën një peticion për shkarkimin e tij, që ndodhi pa vonuar.

Ngjarja ka ndodhur në janar, por mediat britanike e raportojnë vetëm tani kur studentët kanë vendosur ta bëjnë publike, pasi universiteti prestigjioz e kaloi në heshtje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.