POLITIKË

Protesta / Basha në Milot dhe Kryemadhi në Durrës, ja si janë shpërndarë ish-deputetët

17:56 - 25.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë edhe sot më 25 prill, në orën 18:00 në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata do të përqendrohen në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.




Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë në krahë të protestuesve në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do jetë në Durrës. Detajet e protestës që pritet të zgjasë rreth 60 minuta e që do të paralizojë kështu edhe qarkullimin rrugor, i bën të ditura gazetari Klajdi Bodlli. Ai ndodhet te rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet dhe raporton se 30 minuta para se bllokimi i rrugës të nisë, demokratët s’kanë nisur.

Kështu, do të protestohet në të njejtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Ja si janë shpërndarë ish-deputetët e PD dhe LSI

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja

Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës

Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan

Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier

Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot

Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.