Show-Bizz

Së shpejti dasmë! Boksieri shqiptar martohet me modelen

10:16 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robin Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar prej vitesh tashmë është i lidhur me modelen sexy Heidi Lushtaku, ndërkohë së fundmi ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Një dasmë është në horizont dhe dyshja në fjalë ka pohuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë në martesë. Gjatë një interviste për revistën “Who”, Heidi dhe Robin kanë folur për romancën e tyre disavjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre. “Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim.




I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha”, ka pohuar Heidi. Në vijim, Lushtaku ka deklaruar se edhe ajo, edhe partneri i saj vijnë nga familje të mëdha dhe se qëllimi i tyre është që në një të ardhme të afërt të kenë një familje që gëzon shëndet të plotë dhe që është e lumtur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.