AKTUALITET

Vendimi i qeverisë, 1000 pronarët që marrin tapitë

20:30 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohet lista me rreth 1000 pronarë, të cilët marrin tapitë për tokën mbi të cilën kanë ndërtuar pa leje.
Qeveria ka miratuar listën me sipërfaqet e llogaritura dhe lista është publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Nga ndryshimet e sipërfaqeve preken disa pronarë brenda një sipërfaqeje prone. “Gazeta Shqiptare” boton listën e plotë të dosjeve, ku ka më shumë së një pronar dhe sipërfaqet për të cilat u njihet e drejta e pronës. Përfituesit janë të shpërndarë në disa qarqe të vendit, në Tiranë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Kukës, Korçë, Lushnjë, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas vendimit, nuk duhet të kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.
Kalimi i pronësisë
Ligji i ri i legalizimeve parashikon që kalimi i pronësisë për objektet me funksion banimi të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës, por jo më shumë se 500 m2. Për sipërfaqet deri në 300m2, toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2 për zonat urbane dhe 1500 lekë/m2 për komunat. Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Kështu, për pagesat e menjëhershme aplikohet 20 për qind zbritje. Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj mund të paguhet me letra me vlerë. Një tjetër zbritje që aplikohet është ajo me 10% që bëhet për faturat e energjisë elektrike. Për të përfituar nga ky reduktim shtesë, familjet kanë detyrimin që të kryejnë rregullisht pagesat e dritave përgjatë një viti kalendarik.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.