SPORT

Zazaroni: Hysaj s’është një kampion dhe s’vlen 40 milionë euro

12:05 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ivan Zazaroni, drejtori i gazetës sportive italiane “Corriere Dello Sport” ka bërë disa komente për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Elseid Hsyaj. Edhe ai, si shumë të tjerë, mendon se mbrojtësi kuqezi nuk di të funksionojë në maksimumin jashtë sistemit të lojës së Mauricio Sarrit, duke treguar limitet që ka.




“Ançeloti ka zhvlerësuar shumë lojtarë? Elseid Hysaj e Mario Rui kanë treguar limitet e tyre jashtë kontekstit të Mauricio Sarrit, por nuk kanë qenë kurrë kampionë, edhe pse loja i bënte që të shfaqnin më shumë në fushë”, tha ai në një intervistë për “Marte Sport Live”.

Me pas, një koment edhe më i rëndë sa i përket vlerësimit të mbrojtësit shqiptar, për të cilin një vit më parë Napoli bëri luftë me Çelsin që të mos e linte të largohej. “Hysaj nuk vlen 40 milionë euro, është ekzagjerim”, tha Zazaroni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.